Fjalët përfundimtare të Prokurorisë për “Lagjen e Trimave” NULL NULL 20.07.2017 15:44 20.07.2017 15:44 Prokuroria Publike dha fjalën përfundimtare nga precizimi i aktakuzës për rastin “Lagja e Trimave”. Duke iu referuar dëshmive materiale, informacioneve operative dhe masave të veçanta hetuese, sipas Prokurorisë, grupi i Kumanovës ka pasur dy qëllime. “Grupi është rekrutuar nga luftëtarë të mëhershëm. Një pjesë e tyre në Maqedoni ka ardhur për qëllime politike (ideologjike dhe kombëtare) ndërsa pjesa tjetër për qëllime financiare”. Aktakuza e Prokurorisë pjestarët e grupit i ndau në organizatorë dhe pjesëmarrës. Referuar organit të akuzës, organizatorë të luftës në Lagje të Trimave janë: Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymberi, Zijadin Krasniqi dhe Andi Krasniqi. Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli akuzohet vetëm për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe terrorizëm. Mbrojtja kundërshton aktakuzën. Sipas avokatëve mbrojtës, Prokuroria Publike nuk është e sigurt në versionin e saj. “Mendoj që ky kombinim i aktakuzës është një pasiguri nga ana e Prokurorisë. Ata motivin ende nuk e kanë detektuar por sipas versionit tonë motivi është vetëm kauza për popullin shqiptar dhe asnjë motiv financuar nuk vjen në konsideratë. As që ka pasur deri më tani prova për diçka të tillë”, ka thënë avokati Naser Raufi, shkruan Alsat M. Familjarët e të akuzuarve nuk besojnë se grupi ka luftuar për përfitime materiale. Ata kërkojnë ndihmë juridike ndërkombëtare duke shtuar gjithashtu se rasti duhet hetohet nga Prokuroria Speciale Publike. “Po ua bëj një pyetje: Një njëri, i varfëri më i madh qoftë, a do të shkonte në luftë për para? Ardhja e grupit ka për qëllim vërejtjen ndaj politikanëve si Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Menduh Thaçit i cili nuk është aspak më i mirë se këta tjetër”, ka thënë Besnik Kabashi, prind i Betim Kabashit. Familjarët e të akuzuarve për logjistikë, kryesisht nga fshati Hotël i Likovës konsiderojnë se djemtë e tyre në këtë rast janë infiltruar nga një agjent i DSK-së po nga ky fshat. “Ai person është me emër. Drejtpërdrejtë Nimetulla Abdullahu i cili i futi në lojë djemtë. Ai për interesat e tij personale e ka bërë këtë. Duke tentuar të bëhet me tituj më të lartë,aspak nuk ka menduar se e djeg fshatin. E njohim mirë pasi që 70 vite jetojmë aty”, ka thënë Fejzulla Latifi, familjar i Ragmi Latifit. Organi i akuzës në seancë lexoi një pjesë të madhe të bisedave të përgjuara si materiale të siguruara nga masat e posaçme hetuese, të zhvilluara kryesisht në fillim të muajit maj dhe gjatë ditës së luftimeve. Nga këto biseda mësohet se target i masave të veçanta hetuese kanë qenë kryesisht pjesëtarët e logjistikës, ndërsa të përgjuar kanë qenë edhe pjesëtarët e grupit nga Kosova të cilët kanë shfrytëzuar numra telefoni nga operatorët maqedonas. Në seancën e ardhshme mbrojtja do të ketë fjalën për kundërshtimin dhe precizimin e aktakuzës. Për luftimet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë për terrorizëm akuzohen 37 persona. Luftimet e atëhershme lanë viktima 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 25 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 59 minuta më parë