Fjalët e fundit të gazetares që u vra në Maltë NULL NULL 17.10.2017 10:41 17.10.2017 10:41 Shumë njerëz u tronditën nga lajmi tragjik të vrasjes së Daphne Caruana Galizia, ditën e djeshme, transmeton Klan Kosova. Njerëzit nga e gjithë Malta dhe madje edhe nga pjesë të tjera të botës, kanë mbajtur zi për vdekjen e saj në internet, dhe shumë prej tyre u fokusuan në postin e fundit të gazetares, pak para se të vdiste. Në blogun e saj në internet, Daphne sikur bëri një paralajmërim duke shkruar: “Mashtrues e kriminel kudo ku hidhni sytë. Kjo situatë është e dëshpëruar”. Komentuesit kanë ndarë fjalët e saj përfundimtare nëpër media sociale. Gazetarja që zbuloi skandalet e “Panama Papers”, u vra të hënën në një sulm me bombë, pranë shtëpisë së saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.