12:29, 8 Janar 2018

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve “Golden Globes” bëri bashkë më të mirët e televizionit dhe filmave në një vend.

Në ceremoninë e 75-të vëmendja kryesore ishte tek fjalimet e fuqishme kundër sulmeve seksuale në industrinë e filmit e aksioneve për t’u solidarizuar me viktimat siç ishin veshjet me ngjyrë të zezë apo bartja e shenjave të lëvizjes “Time’s Up”.

Më së shumti çmime mori filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” në kategoritë për filmin më të mirë, skenarin më të mirë, aktoren më të mirë, çmim të cilin e mori Frances McDorman dhe aktorin në rol dytësor që i takoi Sam Rockwell.

Filmi më i mirë në zhanrin komedi/mjuzikëll u zgjodh “Lady Bird”, përderisa aktorja Saoirse Ronan mori çmimin për aktoren më të mirë për performancën e saj në këtë film.

James Franco mori çmimin për aktorin më të mirë në filmat të zhanrit komedi/mjuzikëll, me rolin e tij në “The Disaster Artist”.

Në kategorinë e filmave dramë, aktori më i mirë u zgjodh Gary Oldman me performacën në filmin “Darkest Hour”.

Image result for the darkest hour gary oldman  

“The Shape of Water” mori çmimin për regjinë më të mirë, film ky me regjisor Guillermo del Toro.

Në kategorinë e filmave për televizion më së shumti çmime mori “Big Little Lies” për më të mirin e kësaj kategorie, aktoren më të mirë, çmim të cilin e mori Nicole Kidman, si dhe aktorët më të mirë në rolet dytësore ku u shpërblyen Laura Dern dhe Alexander Skarsgard.

Seriali më i mirë në zhanrin dramë u zgjodh “The Handmaid’s Tale”, ndërsa aktorja Elisabeth Moss mori çmimin për aktoren më të mirë në rolin e saj në këtë serial.

Aktori më i mirë në kategorinë e serialeve u zgjodh Sterling K Brown për performancën e tij në “This is Us”.

Image result for sterling k brown this is us

Çmimin për serialin më të mirë në zhanrin komedi/mjuzikëll e mori “The Marvelous Mrs Maisel” dhe Rachel Brosnahan fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rolin e saj në këtë serial.

Aktori më i mirë për serialet e zhanrit komedi/mjuzikëll ishte Aziz Ansari me “Master of None”.

Image result for Aziz Ansari “Master of None”

E kënga më e mirë origjinale që u shpërblye me një çmim ishte “This Is Me” nga filmi “The Greatest Showman”.

 

 

 

Interesante