23:01, 9 Maj 2017

Ekipi ‘First’ nga Prishtina është fitues i garës ‘Euro Streetball Kosova 2017’, pasi  kjo skuadër në finale arriti ta mposhtë ekipin ‘Narcos’ nga Mitrovica.

Pas Pejës e Mitrovicës, finalet u zhvilluan në Prishtinë, saktësisht në sheshin Zahir Pajaziti, ku nga 8 ekipe, katër ishin nga Kosova e katër tjera nga Maqedonia, Sllovakia, Shqipëria e Hungaria.

MVP i këtij edicioni u zgjodh Zgjim Gërxhaliu, i cili me ekipin fitues ‘First’ do ta përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare të streetball-it që do të zhvillohet në Pragë.

Kronikë nga Emanuell Syla.

Interesante