Firmoset Memorandumi i Mirëkuptimit për Autostradën e Adriatikut dhe Korridorin e Tetë NULL NULL 25.11.2015 21:51 25.11.2015 21:51 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, asistuan në firmosjen e Memoradumit të Mirëkuptimit midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe kompanisë më të madhe kineze të ndërtimit të rrugëve Pacific Construction Group, pronë e miliarderit kinez Yan Jiehe, njofton Klan Kosova. Pacific Construction dëshiron që të ndërtojë Korridorin Adriatiko-Jonian(Pllocë, Kroaci deri në Greqi) dhe Korridorin e Tetë(Sofje-Shkup-Durrës). Projekti është krejtësisht privat, pra kompania nuk ka kërkuar garanci nga shtetet përkatëse. Në vete ky është investimi më i madh në Ballkanin Perëndimor, pasi projekti në tërësi pritet të kushtojë 6 miliardë euro. Korridori i Adriatikut pritet të kap vlerën 3-3,5 miliardë euro, ndërsa Korridori i Tetë 2-2,5 miliardë euro. Kompania kineze në fillim të muajit u ka dorëzuar qeverive përkatëse dosjet me propozimet teknike paraprake, ndërsa gjatë dhejtorit pritet që të kalohet në angazhime konkrete nga të gjitha qeveritë. Pritet që i pari të përfundohet Korridori i Adriatikut, pasi Korridori i Tetë do të presë mbarimin e zgjedhjeve në Maqedoni klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 4 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 8 minuta më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 9 minuta më parë