Filmi shqiptaro-britanik rrëmbën çmimin e parë në festivalin “Palm Spring” NULL NULL 28.06.2016 15:00 28.06.2016 15:00 Filma të shkurtër nga Kosova, Franca, SHBA dhe Zvicra ishin ndër fituesit në Palm Spring International ShortFest. Festivali i ka dhënë çmimin “Best of Festival”- (Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër) Daniel Mulloly për “Home” nga Kosova, si dhe çmimin e “Grand Jury” – (çmimin e jurisë) Vincent Maury’s për “Minh Tam”, nga Franca, transmeton Klan Kosova. Skenari i filmit shqiptaro-britanik “Home” është bërë nga Daniel Mulloy i cili ka për temë “udhëtimin” e një familje britaneze. Inspirimi për këtë film ka lindur gjatë edicionit të fundit të Festivalit “DokuFest” ku është trajtuar tema e migrimit. Gati 20 filmat e shkurtër në Palm Spring nga 327 të tjerë, të cilët u shfaqën në ekran, kanë fituar çmime. Fituesi i çmimit “Best of Festival” i cili në këtë rast është “Home” merr pesë mijë dollarë dhe mund të jetë i ligjshëm për të paraqitur filmin e tij në Akademinë e Arteve filmike dhe shkencave për shqyrtim në Oscar. Çmimi “Grand Jury” merr dy mijë dollarë. Juria ishte e përbërë prej, David Ansen, Jeremy Boxer, Zorianna Kit, Molly Parker, Rachel Samuels dhe Alison Uillmor. Çmimi për dokumentarin më të mirë shkoi për “Clinica de Migrantes: life, liberty and the pursuit of happines”, US, nga Maxim Pozdorovkin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024