12:20, 8 Nëntor 2018

Në Hagë të Holandës edhe zyrtarisht ka filluar festivali i filmit të Fqinjëve lindor ( East Neighbours film festival), ku shfaqen filma të producentëve nga vendet Evropës Juglindore.

Festivali do të zgjasë nga 7 deri më 11 nëntor.

Këtë vit Kosova do të përfaqësohet nga regjisorja Blerta Zeqiri, me filmin “ Martesa “.

Në hapje të festivalit kanë marrë pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Lirim Greiçevci dhe Sekretarja e parë, Yllka Geci.

Filmi “Martesa” do të shfaqet të enjten më 8 nëntor nga ora 21:30, si dhe të premten më 9 nëntor nga ora 17:30 në Filmhuis në Hagë, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Hagë, përcjellë Klan Kosova.