Filmi ”Gardhi” mund të garojë në OSCAR, shpallet më i miri në Palm Springs (FOTO) NULL NULL 25.06.2018 09:59 25.06.2018 09:59 Filmi kosovar ”Gardhi” nga Lendita Zeqiraj ka triumfuar në Palm Springs si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër. Kjo ka bërë të mundur që ”Gardhi” ta fitojë të drejtën e garimit për OSCAR, njofton Klan Kosova. Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina. ”Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës. ”Palm Springs International Short Film Festival” është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjellë emrat të suksesshëm të regjisorëve të rinj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024