11:12, 10 Korrik 2018

Rasti i mbetjes së 12 fëmijëve në një shpellë të Tajlandës të cilët po shoqëroheshin edhe nga trajneri i tyre i futbollit, ka gjasa të bëhet edhe film.

Kjo pasi në zonën ku kanë rinisur kërkimet e shpëtimit edhe të disa fëmijëve të tjerë të mbetur brenda shpellës, kanë arritur dy producentë amerikanë, njofton Klan Kosova.

Kompania filmike amerikane Pure Flix, tani ka partnerin e saj Michael Scott dhe bashkëproducentin Adam Smith të cilët janë shfaqur të gatshëm në Tham Luang për disa para-intervista, detaje këto për një projekt të mundur filmit hollivudian.

Të pyetur nëse kjo është pak e ngutshme Smith është përgjigjur:

”Duhet të shpejtojmë – do të ketë shumë kompanti e producentë të tjerë të cilët nuk do hezitojnë për të realizuar një projekt të tillë filmik nga kjo ngjarje”.

”Ne ende nuk mund të konfirmojmë se aktualisht po punojmë për një film por do të dalim së shpejti me një adresim”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Interesante