Fillon seanca në Gjykatën e Apelit për katër aktivistët e VV-së NULL NULL 22.02.2018 10:29 22.02.2018 10:29 Ka filluar seanca e kolegjit të Gjykatës së Apelit për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të dënuar nga Gjykata Themelore, njofton Klan Kosova. Në të do te shqyrtohen ankesat e palëve mbrojtëse për shkallën e parë. Në seancë janë të pranishëm katër të dënuarit, së bashku me avokatët e tyre. Gjykata Themelore në Prishtinë i pati shpallur fajtorë deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, si dhe tre aktivistët e tjerë të kësaj partie, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, të cilët akuzoheshin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Krasniqi u dënua me tetë vjet burgim, Atdhe Arifi me gjashtë vjet, Egzon Haliti me pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa Adea Batusha është dënuar me dy vjet burgim. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë