14:43, 7 Mars 2018

Ka filluar sot kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që zhvillohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë.

Me rastin e hapjes së Javëve të Frankofonisë në Kosovë, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Rejhane Vuniqi tha se është kënaqësi për të, që të festoj Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë, që sot po e fillojmë dhe se do të festohet përgjatë gjithë muajit me aktivitete të shumta kulturore.

Ky aktivitet në Kosovë mundësohet së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës dhe Aleanca franceze e Prishtinës, njoofton Klan Kosova.

Zëvendësministrja Vuniqi po ashtui ka thënë se Ministria e Jashtme është e përkushtuar  të mbështetë aktivitetet e javëve të Frankofonisë, dhe do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm në mbështetjen   e projekteve   që promovojnë vlerat, kulturën dhe gjuhët frankofone.

Më tej ajo ka theksuar se Kosova krenohet me statusin e saj si anëtarëve vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga 2014, dhe është e përkushtuar fuqishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Organizatën, si dhe me shtetet anëtare të saj. Ajo rikujtojë që në Konferencën e Ministrave të Frankofonisë që u mbajt në Paris në nëntor 2017, Kosova pranoi njohjen nga shteti i Madagaskar.

Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Didier CHABERT, falënderoi të gjithë për kontributin në organizimin e Javës së Frankofonisë në Kosovë duke përshëndetur përpjekjet e Kosovës për aktivitetet e sidomos Ministrinë e Punëve të Jashtme duke shtuar se vet prania e zëvendësministres së Jashtme të Kosovës, Rejhane Vuniqi, tregon përkushtimin dhe angazhimin që kjo Ministri ka.

Edhe diplomatët e Zvicrës dhe Belgjikës shprehen falënderimin e tyre për Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht zëvendësministren Vuniqi për angazhimin në mbështetje të kësaj ngjarje.

Gjatë këtij muaji do të ketë ngjarje të ndryshme artistike dhe kulturore që do t’i mundësojnë publikut të vlerësojë dinamizmin e rrjetit frankofon dhe pasurinë e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone. Si dy ngjarje kryesore pritet të jenë ‘’Java e shijes’’ dhe ‘’Pranvera e Poetëve’’.

Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014, njofton Klan Kosova.

Interesante