Filipine: Nisin hetimet për vaksinat kundër etheve tropikale NULL NULL 04.12.2017 20:30 04.12.2017 20:30 Autoritetet në Filipine kanë lansuar një hetim lidhur me vaksinat kundër etheve tropikale të administruara tek 730,000 fëmijë, të cilat mund të paraqesin rrezik për shëndetin. Javën e kaluar kompania farmaceutike franceze “Sanof” deklaroi që vaksinat e saj mund të përkeqësojnë sëmundjen tek personat që nuk ishin të infektuar paraprakisht. Programi publik i imunizimin është suspenduar ditën e premte. Ethet tropikale prekin më shumë se 400 milionë persona çdo vit në tërë botën. Sëmundja e lindur nga mushkonjat është shkaktar kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve tek fëmijët në shtetet e Azisë dhe Amerikës Latine, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day