Filharmonia e Kosovës sjell në një koncert dirigjentin Rubilar dhe pianisten Choveaux NULL NULL 25.11.2018 14:46 25.11.2018 14:46 Filharmonia e Kosovës ka mbajtur një konferencë në lidhje me koncertin e Orkestrës së Filharmonisë i cili do të mbahet të hënën. Koncerti do të dirixhohet nga Oscar Rubilar dhe pianistja që vjen nga Franca, Françoise Choveaux, njofton Klan Kosova. Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka thënë se kanë përgatitur një program të larmishëm me shumë tituj e vepra. Ky program është përpiluar nga Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe si rezultat i bashkëpunimit ka ardhur pianistja Choveaux, e cila do të prezantohet me dy vepra ku në njërën do të performojë edhe si soliste. Ndërkaq, Filharmonia do të luajë veprën dramatike të kompozitorit, Fahri Beqiri, që i dedikohet viteve të Skënderbeut. Beqiri këtë vepër e ka kompozuar në vjetorin e Skënderbeut dhe do të interpretohet në 550 vjetorin e tij. Në pjesën e dytë të koncertit do të ketë një risi me një gjeneratë të re të kompozitoreve të Mehdi Mengjiqit, të cilët do të performojnë veprën simfonike, “Dhimbje Simfonike ” . Dirigjenti Rubilar tha se është hera e parë që ai ka ardhur në Kosovë për të performuar. “Ka qenë javë intensive per mua dhe jam shumë i lumtur për nesër se çfarë do të bëhet dhe se cili do të jetë rezultati. Unë jom i befasuar të takojë kompozitorët këtu dhe të shoh puneë e tyre. Ështe program interesant i ndryshëm dhe kontrast”, tha ai. Po ashtu edhe pianistja franceze u shpreh e lumtur për pjesëmarrjen e saj në koncert si e ftuara e Ambasada Franceze në Kosovë. “Unë jam shumë e lumtur të jem sot dhe nesër në Kosovë. Këtu do të takojë artistët e Kosovës dhe dirgjentin Oscar. Vepra ime do të jetë për dimrin dhe konceptin e dimrit”. Vepra e saj simbolizon fluskat e borës dhe stinën e dimrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024