FIBA përjashton Rusinë nga garat NULL NULL 29.07.2015 15:14 29.07.2015 15:14 Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka suspenduar Rusinë nga garat ndërkombëtare. Federata Ruse e Basketbollit(RBF) ka pranuar një letër nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), në të cilën njoftohet se të gjitha përfaqësueset e Rusisë janë të suspenduara dhe nuk mund të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova. Arsyet për këtë vendim janë skandalet brenda RBF dhe shtyrja e kongresit zgjedhor. Përfaqësuesja e femrave U-18 pritej që të fillonte përgatitjet për Kampionatin Evropian në Slloveni më 30 korrik. Përfaqësueset tjera, të meshkujve dhe femrave U-16, gjithashtu, por asnjë nuk do të mund të marrin pjesë në gara. Përjashtimi arsyetohet me ndërhyrjen e Gjykatës së Moskës në zgjedhjet presidenciale në Federatën Ruse të Basketbollit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.