Festoi golin duke i bërë reklamë sponsorit, mund të hetohet nga FIFA NULL NULL 13.10.2017 11:25 13.10.2017 11:25 Mënyra se si futbollisti Tim Cahill e festoi golin për Australinë kundër Sirisë në kualifikime për Kampionat Botëror mund t’i sjellë probleme. FIFA mund ta hetojë Cahill-in për atë që dyshohet të jetë festim i “sponsorizuar”, shkruan The Guardian. Goli i tij i dytë dhe i 50-ti për Australinë, dërgoi kombin e tij në playoff kundër Hondurasit, por më pas këtë gol Cahill e festoi duke bërë me duar një shenjë që mund të interpretohej si formë aeroplani, dhe më pas bëri shkronjën T me duart e tij. Agjencia e udhëtimeve me bazë në Byron Bay kishte pyetur në mediat sociale nëse e kishin parë festimin e Cahill, ambasadorit të tyre të ri, duke e bërë shenjën T në stadiumin ANZ. Cahill i ishte përgjigjur postimit të tyre me tetë emotikonë, përfshirë simbolin e një topi futbolli dhe aeroplan, por më pas e kishte fshirë postimin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë