Festivali i Shkupit dhe Ohrit prezantohet në Prishtinë NULL NULL 06.06.2018 17:02 06.06.2018 17:02 Avalon production nesër (e enjte) do të mbajë një konferencë për medie me rastin e mbajtjes së festivalit të tretë me radhë “SKOPJE CALLING”, i cili do të mbahet nga 21 deri më 24 qershor në stadiumin ARM në Shkup. Në një komunikatë për medie thuhet se gjatë konferencës do shpaloset edhe festivali “Ohrid Calling” që do mbahet në Ohër, prej datës 01 deri 04 gusht, shkruan Gazeta Alo. Morcheeba, Nouvelle Vague, Texas, Darko Rundek, Axëell & Ingrosso, Alan Walker do të performojnë në Shkup, kurse në Ohër do performojnë Dimitri Vegas & Like Mike, Armin Van Buuren, Jax Jones dhe Roger Sanchez. Programi i plotë i festivalit do të prezantohet në takimin me gazetarët, ku do të shpallet edhe pjesëmarrja e artistëve të rinj të cilët gjithashtu do të jenë pjesë e festivalit. Konferenca do të fillojë në ora 11:00 dhe do të mbahet në lokalin Dit’ e Nat’ në Prishtinë./Gazetaalo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë