Festivali i Berlinit, aktorja Charlotte Rampling përzgjidhet për çmimin e karrierës NULL NULL 18.12.2018 09:01 18.12.2018 09:01 Aktorja angleze Charlotte Rampling është përzgjedhur për të marrë çmimin “Ariu i Artë” për karrierën, në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit me 7 shkurt të vitit që vjen. Këtë lajm e njofton “The Hollywood Reporter”, i cili paraqet edhe një listë të gjatë të filmave më të spikatur ku Rampling tashmë në moshën 72 vjeçare, ka performuar si protagoniste. Një kolazh skenash të përzgjedhura të këtyre filmave është planifikuar të projektohet përgjatë dorëzimit të çmimit. Nga filmi “Rënia e Perëndive” e vitit 1969 të Luchino Viscontit, deri tek filmi i saj i fundit, Hannah. Drejtori i Berlinales Dieter Kosslick është shprehur se është shumë i lumtur që homazhi i këtij viti i është dedikuar një aktoreje sublime si Charlotte Rampling, ikonë e një kinemaje emocionuese dhe jo konvencionale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 3 minuta më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 5 orë më parë