Festimet e 103 vjetorit të Pavarësisë, Nishani e Rama në Vlorë NULL NULL 28.11.2015 11:09 28.11.2015 11:09 Ceremonia e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në qytetin e Vlorës, mblodhi në qytetin bregdetar pak minuta pas orës 10:00 Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, zv.kryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj, kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe drejtues të tjerë të lartë të vendit. Krerët e Shtetit vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit dhe pasi përshëndetën qytetarët e grumbulluar në shesh, vijuan me agjendën e festimeve. Ndërkohë, thuajse në të njëjtën orë, në Tiranë drejtuesit më të lartë të opozitës i qëndruan traditës së vendosur prej tyre duke përkujtuar më 28 Nëntor Pavarësinë dhe Çlirimin, shkruan Top Channel. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike nderuan dëshmorët duke vendosur kurora me lule dhe përulur para tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shtëpia e Bardhë i futet punës për riorganizimin e vizitës të delegacionit izraelit 3 minuta më parë
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 23 minuta më parë