22:17, 8 Mars 2018

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Festim Kryeziu do të boksojë në një ngjarje në Amerikë, që organizohet nga legjenda e bosit botëror Evander Holyfield.

Saktësisht, më 27 prill Kryeziu do të përballet me ish kampionin e botës Chris van Heerden, ndërsa flet ekskluzivisht për emisionin Minuta e Fundit në Klan Kosova.

Festim Kryeziu apo emri i dytë i tij Timo Schwarzkopf renditet i 37-ti në botë për kategorinë super të lehtë. Nga 19 lufta ka 18 fitore dhe një humbje.

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.