Festa e dritave – spektakël në Londër (FOTO) NULL NULL 20.01.2018 09:13 20.01.2018 09:13 Rrugët e Londër do të jenë më ndryshe në këtë fundjavë – edicioni i dytë i “Lumiere London” do të ndriçojë qytetin. Festivali sjell më shumë se 50 vepra arti me drita të inkoorporuara në të gjithë qytetin. Punimet e krijuara nga artistë britanikë dhe ndërkombëtarë, përfshijnë abazhurë të përmasave të mëdha, projeksione në Westminster Abbey dhe një fushë idilike lulesh. Eventi i këtij viti, shtrihet në lagjet në qendër të Londrës, por edhe në ato përgjatë bregut jugor të Tamizit. Syri i Londrës, Teatri Kombëtar dhe Galeria Hayward, janë ndër atraksionet kryesore. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Në bisedën Kusari-Lila – Radoiçiq çfarë kërkonte tema e veteranëve? (VIDEO) 7 minuta më parë