Fernandez-Versini nuk deshi të këshillohej rreth martesës së saj NULL NULL 01.05.2016 17:30 01.05.2016 17:30 Cheryl Fernandez-Versini ka refuzuar të këshillohet për martesën e saj me Jean-Bernard ndonëse ky i fundit ka provuar që të shpëtojë martesën e tyre. 35 vjeçari, Jean-Bernard I cili është martuar me këngëtaren në vitin 2014 ka lutur atë që të ndjekin sesione të këshillimit për çifte para se ajo të niste një lidhje dashurie me anëtarin e grupit të One Direction, Liam Payne. Por burime të afërta me të dy thonë se ishte Fernandez-Versini ajo e cila kishte hequr dorë duke refuzuar kërkesën e bashkëshortit të saj, transmeton Klan Kosova. Madje sipas këtyre burimeve, thuhet se këngëtarja kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj që të shpejtonte procedurat e divorcit gjë që ai nuk kishte pranuar. “Jean-Bernard donte që martesa e tyrë të funksiononte. Cheryl kishte hequr dorë nga martesa e tyre ndonëse JB përpiqej që ta bindte që së bashku të këshilloheshin për martesën e tyre. Por kur Cheryl i ofroi para që gjërat rreth divorcit të përshpejtoheshin, ai refuzoi. Ai asnjëherë nuk ishte i interesuar në paratë e këngëtares” ka thënë një burim, shkruan The Sun. Në muajin shkurt është bërë publike lidhja mes Cheryl Fernandez-Versini dhe Liam Payne ndonëse ish bashkëshorti i këngëtares beson se lidhja e tyre kishte nisur më herët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.