Fermerët të shqetësuar: Duam ta dimë nga kryeministri nëse e ka stopuar vendimin e MTI-së për tarifa ndaj produkteve boshnjake NULL NULL 19.04.2018 14:15 19.04.2018 14:15 Fermerët e Kosovës me anë të një komunikata për media kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me disa raportime të mediave kosovare e boshnjake për një marrëveshje të mundshme mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe homologut të tij boshnjak për stopimin e një vendimi të mëparshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i cili parashihte masa mbrojtëse ndaj importit të produkteve të qumështit që vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina, njofton Klan Kosova. “Meqë nga Kryeministria e Kosovës nuk ka pasur një njoftim zyrtar për këto raportime, ne kërkojmë nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që të deklarohet qartë nëse ka bërë një marrëveshje të tillë me homologun e tij boshnjak gjatë Samitit Digjital në Shkup”, thuhet në komunikatë. “Ne duam të cekim edhe njëherë që vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin tonë në vitet e fundit”. “Ne sinqerisht shpresojmë se raportimet për stopimin e këtij vendimi të jenë të pavërteta, ndërsa mbesim thellësisht të brengosur deri në një sqarim definitiv nga Kryeministri i Kosovës”. Është momenti i fundit që institucionet kosovare të fillojnë të mbrojnë interesat e prodhuesve kosovarë dhe tu japin atyre një mundësi te zhvillimit, thuhet në komunikatë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë