8:44, 14 Shtator 2017

Fermerët e mjedrës po kanë probleme në vjeljen e kësaj pemë të shumë prodhuar së fundmi në Kosovë pasi që ka mungesë të personave që dëshirojnë ta bëjnë vjeljen e tyre.

Këtë e bëri të ditur të enjten në rubrikën “Sytë 7” në emisionin e mengjesit në Klan Kosova drejtori ekzekutiv i shoqatës Nacionale “ Mjedra e Kosovës” Kujtim Lepaja.

Ai tha se këtë vit është parashikuar të prodhohen 10 mijë tonë mjedra por për shkak të rendimenteve të dobëta prodhimi ka arritur në 5 mije tonë.

Lepaja tha se fermerët e Mjedrës janë duke pasur suskses në eksportin e kësaj peme pasi që ata kanë filluar ta blejnë shtetet si: Gjermana, Austria dhe Zvicra ndërkaq eksporti i Mjedrës në Ballkan është bërë edhe më herët.

Interesante