10:44, 19 Qershor 2017

Fermerët e fshatit Bregas kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore që çdo drejt qytetit të Korçës.

Shkak për këtë veprim të tyre, është bërë situata në të cilën ndodhen prej 6 muajsh, pasi nuk mund të sheshin qumështin.

Situata e krijuar me produktet e tyre të bulmetit ka ardhur si pasojë e falimentimit të baxhove që grumbullojnë qumështin.

Ata kërkojnë të merren masa për t’u gjetur një zgjidhje për problemin e tyre, në të kundërt paralajmërojnë bojkot masiv të zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Kemi marrë kredi dhe nuk kemi mundësi t’i shlyejmë. Nuk gjejmë treg për të shitur qumështin”, thonë fermerët e fshatit Bregas në Korçë, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante