14:06, 14 Shtator 2018

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime.

Jashari, ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit  që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800  aplikacioneve  të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, transmeton Klan Kosova.