11:30, 7 Dhjetor 2017

Këngëtarja e famshme Fergie ka ndarë me publikun problemet që kishte përjetuar nga varësia ndaj drogave.

Fergie për herë të parë për abuzimin me droga pati treguar në vitin 2012 në një interviste me Oprah, ndërsa tani ka ndarë edhe disa detaje të tmerrshme të asaj periudhe jetësore.

Ajo ka treguar që fillimisht kishte përdorë ekstazi pastaj ishte bërë e varur në metamfetaminë.

Veç problemeve me varësinë Fergie ka treguar që ka pasur probleme mendore, kështu duke përjetuar halucinacione në baza ditore.

Kjo i kishte ndodhur edhe pasi kishte ndërprerë përdorimin e tyre.

“Kisha halucinacione çdo ditë. Mu desh një vit pas ndërprerjes së drogave që të shërohem mentalisht tërësisht. Ndryshe vetëm rrija ulur dhe shihja gjëra të ndryshme” ka thënë Fergie.

Pasi kishe hequr dorë tërësisht nga përdorimi i drogave ajo iu bashkua grupit Black Eyed Peace, ku gjeti sukses botëror.

Interesante