Ferat Demaku, koleksionues i këngëve folklorike (VIDEO) NULL NULL 14.11.2017 11:12 14.11.2017 11:12 Ferat Demaku nga Drenasi është koleksionues i këngëve folklorike. Koleksioni i tij është shumë i madh dhe në të bëjnë pjesë: kaseta, pllaka, CD. Ai ka treguar për Klan Kosova se audioincizimin e parë në kasetë e ka bërë në vitin 1968 gjatë një dasme. Kurse, në dhomën ku i mban koleksionet e tij Dermaku thekson se ndodhen zërat e të gjithë rapsodëve shqiptarë. Ai nuk e di se cili është numri i saktë i incizimeve që posedon por thotë se janë shumë. “Me shirita e di por me këngë jo, janë 600-700 shirita, 7000-8000 mijë kaseta” tha ai. Kronikën e zgjeruar për koleksionuesin e folklorit nga Drenasi të përgatitur nga Milot Hasimja mund ta ndiqni më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.