20:43, 11 Korrik 2017

Donika Trepça është femra e parë që ushtron profesionin e taksistes në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Ndonëse kreu shkollë për krejt diçka tjetër, ajo thotë se po e realizon ëndrrën  e saj.

Vendimi i Donikës për t’u marrë me këtë punë nuk ka qenë i lehtë, pasi që sfidë për të kishte qenë kundershtimi nga ana e familjes së saj, e cila nuk e kishte pritur edhe aq mirë idenë që Donika të punonte si taksiste dhe të bartte në veturë persona të panjohur.

Megjithatë, ajo thotë se nuk ka pasur asnjëherë problem me pasagjerët e saj, dhe se ndjehet mirë me punën që bën.

Kronikë nga Klan Kosova

Interesante