14:00, 9 Nëntor 2018

Urime Meg Ryan dhe John Mellencamp!

Aktorja dhe muzikanti janë fejuar, pas lidhjes së tyre të dashurisë që herë vazhdonte e herë e ndërprisnin, qysh nga viti 2017.

Thashethemet se çifti e kanë bërë lidhjen e tyre më zyrtare nisën pasi Ryan ishte fotografuar në ditën kur ishte Halloëeen ku shihej se kishte të vendosur një unazë që vizëllonte.

Por ishte vetë Ryan që e bëri të ditur në Instagram se çifti ishin fejuar, me një vizatim interesant të çiftit ku shkruan “të fejuar”, transmeton Klan Kosova.

View this post on Instagram

ENGAGED!

A post shared by Meg Ryan (@megryan) on

Çifti kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2010 por pesë vjet më vonë, ata kishin njoftuar se janë ndarë.

Në muajin mars të vitit të kaluar, Mellencamp kishte deklaruar në një emision në radio se nuk kishte më asnjë shansë se aktorja 55 vjeçare do t’ia jepte edhe një shansë.

“Unë e doja Meg Ryan. Ajo më urren pa fund – besoj sepse jam si një fëmijë. Jam çdo gjë e e keqe që një njeri mund të jetë”, kishte deklaruar ai.

Në muajin korrik, një burim kishte thënë për ET se çifti ishin ribashkuar. Mellencamp më herët kishte qenë në lidhje me modelen Christie Brinkley derisa Ryan ishte e martuar me Dennis Quaid për nëntë vjet.