20:30, 13 Qershor 2018

Legjenda e tenisit, Roger Federer, e ka pranuar se po i afrohet perëndimit të karrierës së tij, por insiston që kënaqësia e të luajturit po e mban atë ende aktiv.

“Gjëja më e rëndësishme, e para së gjithash, është kënaqësia e lojës. Ndjenja e të fituarit, ta dëgjosh audiencën dhe t’iu ofrosh kënaqësi”, iu ka thënë reporterëve fituesi i 20 Grand Slam-eve.

“Dhe t’ia dëshmoj vetes dhe ekipit tim që mund ta fitoj edhe një tjetër turne apo ta mbroj një titull”.

“Sigurisht, rekordet. Sigurisht, do të ishte mirë sikur të bëhesha prapë numri një dhe ta çoj përpara këtë rekord”.

“Por, fundi është më afër se kurrë më parë. Edhe pse nuk e di ende se kur do të marrë fund”.

“Do të jetë shumë interesante dhe qesharake pas kësaj. Veçanërisht me fëmijët. Sigurisht, do të jetë më serioze me shkollën”.

“Jam kureshtar ta di se si do të jetë. Por jam po ashtu i bindur që hapi i madh në të ardhmen do të funksionojë”.

Interesante