18:30, 13 Qershor 2018

Ish-numri një në botë, Roger Federer, ka fituar ndaj Mischa Zverev në 1/8 e finales së Stuttgart Open.

Zvicerani iu kthye tenisit pas një pauze disa javëshe, dhe fitoi me rezultat 2:1 në sete, 3:6, 6:4, 6:2 në një takim që zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë.

Ai në çerekfinale të këtij turneu do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Guido Pella dhe Prajnesh Gunneswaran.