Federer mposhtet në gjysmëfinale nga Coriç NULL NULL 13.10.2018 18:13 13.10.2018 18:13 Tenisti zviceran, Roger Federer, është mposhtur nga kroati, Borna Coriç në gjysmëfinalen e Masters Shanghai, përcjell Klan Kosova. 20 herë kampioni i Zvicrës në Grand Slam humbi dy me zero në sete, ose 6-4, 6-4 përballë Coriç i cili do të përballet në finale me serbin Novak Djokoviç. Serbi në anën tjetër mundi gjermanin numër pesë në botë në tenis Alexander Zvrev, 6-2 dhe 6-1 në sete. 31-vjeçari Djokoviç ka një seri prej 17 ndeshjesh pa humbje përfshirë edhe titujt në “US Open” dhe “Cincinnati Masters”. Finalja në mes Coriç dhe Djokoviç do të zhvillohet të dielën më 14 tetor me fillim nga ora 10:30. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.