FBI pjesëmarrëse në zbulimin e motiveve të sulmit në Ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi NULL NULL 22.02.2018 17:46 22.02.2018 17:46 Policia e Malit të Zi, ka arrit që ta identifikojnë sulmuesin e Ambasadës së SHBA-së, që ndodhi gjatë ditës së sotme. Ai është 43 vjeçari, Dalibor Jaukoviq, ka qenë ushtar i cili ka qenë i dekoruar nga ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, pas bombardimeve të NATO-së në vitin 1999. Policia ka njoftuar se po punon në identifikimin e motiveve të kryerjes së aktit, ku është duke kontribuar edhe FBI. “Veprimet janë ndërmarr bashke me agjentët e FBI për të shikuar nëpër rrjetet sociale të cilat i ka përdorur Jaukoviq”, ka thënë Enis Bakoviq, zyrtar i lartë i policisë malazeze, përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale (VIDEO) 41 sekonda më parë