Faton Topalli: Jemi kundër që Hashim Thaçi t’i prijë dialogut me Serbinë (VIDEO) NULL NULL 14.06.2018 18:24 14.06.2018 18:24 Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, ka thënë se ata janë kundër që Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë. “E kemi përvojën me Thaçin edhe si kryeministër edhe në pjesën e dialogut. Ai ka qenë jotransparent dhe kuvendi kurrë nuk ka qenë i njoftuar rreth procesit të dialogut sa ai e ka drejtuar”, ka thënë Topalli, njofton Klan Kosova. “Nuk është i përshtatshëm për dialog dhe jemi kundër që ai t’i prijë dialogut me Serbinë”. Sipas Topallit me rëndësi është që të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kush i prinë këtij procesi është më pak me rëndësi. “Me rëndësi që të kemi dialog, që të diskutojmë, cilat janë interesat dhe kërkesat tona në raport me Serbinë, më pastaj vjen kush e udhëheq dialogun. Thaçi nuk është i përshtatshëm për shkak të gabimeve që ka bërë”. “Madje ka një konsensus që Thaçi të mos i prijë këtij procesi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 34 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë