16:45, 13 Tetor 2017

Faton Ramadani, që sipas raportimeve të Insajderit, ka sulmuar kryeredaktorin e këtij mediumi, Vehbi Kajtazin, ka mohuar ta ketë bërë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se, Drejtori i Insajderit, Parim Olluri, pa të drejtë ia ka përmendur emrin, pasi që Ramadani pohon se në atë lokal ka qenë duke drekuar me shokë, dhe sipas tij, kamerat e lokalit mund t’i dëshmojnë ato që ai i quan gënjeshtra të Ollurit.

Parim Olluri pa te drejte ma permende emrin,ne ato lokle ku kam qen duke dreku me shok,ka edhe kamera qe deshmon rrenat e gazetartit Parim Ollurit.

Posted by Faton Ramadani on Freitag, 13. Oktober 2017

Ramadani që ka mohuar ta ketë sulmuar gazetarin Kajtazi, ka thënë se megjithatë ai është ftuar në polici, por që sipas tij, kjo nuk kishte bazë ligjore.

Sqarimin e ka dhënë përmes një statusi në Facebook, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

 

Komondanti i policis Driton Ymeri pasi eshte mik me Gojart Kelmendin me ftoj ne polici pa asnje baz ligjore.Driton…

Posted by Faton Ramadani on Freitag, 13. Oktober 2017

Interesante