Fatmir Xhafaj zëvëndësohet nga Sandër Lleshaj, edhe në faqen e kryeministrisë NULL NULL 07.11.2018 11:36 07.11.2018 11:36 Një ditë pasi Sandër Lleshaj u emërua zëvendësministër i Brendshëm, ka zëvendësuar Fatmir Xhafajn në faqen zyrtare të qeverisë. Ai prezantohet si numri dy i dikasterit të rendit, përkrah kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Dje, sapo përfundoi seanca e Kuvendit ku kryeministri Edi Rama tha se i ishte forcuar bindja se Sandër Lleshaj do ta bënte mirë detyrën, është mbledhur qeveria, ku ai u emërua zëvendësministër i Brendshëm. Rama nuk u mjaftua vetëm me foto në zyrën e tij. Ai e shoqëroi të zgjedhurin e tij për Ministrinë e Brendshme deri në zyrë, shkruan Top Channel. Ndërkohë që Garda merrte masa për pritjen e personaliteteve, befasi u duk edhe prezenca e ish-Ministrit të Brendshëm të dorëhequr nga detyra, Fatmir Xhafaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 22 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 55 minuta më parë