Fatmir Sejdiu: Ibrahim Rugova ishte lider që dëgjonte edhe mendimet e të tjerëve NULL NULL 21.01.2019 22:07 21.01.2019 22:07 Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, ka qenë një lider tolerant i cili ka dëgjuar edhe mendimet e të tjerëve. Ai këto komente i bëri në emisionin Zona B, duke shtuar se vizioni i Rugovës ka qenë në përputhje të plotë me idealet e shqiptarëve, të cilin e ka realizuar nëpërmjet mendimit të tij tolerant, shkruan Klan Kosova. “Duke pasur parasysh personalitetin unik të Presidentit Rugova, për të cilin unë them se e solli koha, mendimet e mia për të që nga koha e themelimit të LDK-së, kanë qenë të larta”. “Mund të them se në Rugovën kam gjetur një shkrirje të shumë elementeve të cilën ai në mënyrën më perfekte e ka realizuar”. “Ajo që është karakteristike për të është ndjenja e ndërtimit intelektual që e ka pasur”. “Një njeri i cili është rritur jetim dhe i cili e ka studiuar thellë të kaluarën tonë për të gjetur një dalje nga situata e vështirë që e kishim”. “Ajo që Rugova e ka arrit me zell të veçantë është mënyra e qasjes së tij në politikë. Një vizion i cili ishte në përputhje të plotë me idealet e shqiptarëve dhe një vizion të cilin e ka arritur nëpërmjet mendimit dhe shpirtit të tij tolerant”. “Karakteristikë e tij e veçantë ishte lidhja që ka pasur me vendet Perëndimorë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. “Rugova ka qenë një njeri i cili dëgjonte edhe mendimin e të tjerëve. E gjithë politika e tij ka qenë e bazuar në respektimin e ideve të tjera. Rugova si i tillë është shquar edhe në kapërcimin e situatave konfliktuoze”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë