11:50, 16 Korrik 2017

Një fans i kamotshëm i Roger Federer ka vënë në bastore 57.000 euro për fitoren e Federer në Wimbledon, shkruan Telegraph, njofton Klan Kosova.

George, 36 vjeçar, mbase do të ketë emocione shumë më shumë se vet zvicerani në ndeshjen për titull kampioni në Wimbledon kundër Marin Cilliq.

Stresin e George do ta rrisë edhe më shumë fakti që ai ende nuk i ka treguar të dashurës së tij për bastin e vënë.

George, që nuk ka pranuar ta publikojë emrin e plotë, thotë se nga ajo që ka parë këtë vit nga Federer, është i bindur se ai është në formë të mirë dhe mund ta fitojë trofeun e tij të tetë në garën më prestigjioze të tenisit në botë.

Përkundër shumë netëve pagjumë, fansi është i bindur se në fund do të gëzohet me fitore.

“E dashura ime mendon që jam i çmendur pasi shpenzoj kaq shumë kohë duke përcjellur garant e tenisit”.

“Por, unë jam i sigurt se ajo do të jetë shumë e kënaqur kur ta kuptojë sa do të fitojë me bastin e fundit”.

I pyetur se çfarë e ka ndërmend të bëjë me paratë nëse i fiton, ai ka thënë se “me siguri do t’i propozoj martesë të dashurës”.

Ndeshja mes Federer e Cilliq fillon në orën 15:00.

klankosova.tv

 

 

Interesante