Fansat e Kim Kardashian të dëshpëruar me parfumin e saj NULL NULL 06.12.2017 22:30 06.12.2017 22:30 Një pjesë e fansave të Kim Kardashian nuk janë ndarë të kënaqur me shërbimin e web-faqes e cila bën shitjen e parfumit të saj më të ri “Crystal Gardenia”. Arsyeja për këtë është se ata asnjëherë nuk kanë marrë porositë e tyre të parfumeve. Në disa vende siç janë Australia apo Zelanda e Re parfumi konsiderohet si “material ndezës” për shkak të përmbajtjes së alkoolit andaj edhe nuk mund te dërgohet përmes postës. Mirëpo klientët asnjëherë nuk janë paralajmëruar për një gjë të tillë. Web-faqja e Kim kur ka kuptuar për një gjë të tillë ka premtuar që do të kontaktoj me secilin prej klientëve si dhe do t’i rimbursohen./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.