Fansat e Crvena Zvezda: Liri për Oliver Ivanoviqin NULL NULL 23.01.2016 11:00 23.01.2016 11:00 Fansat e Crvena Zvezda, në ndeshjen ndaj Unicaja në Euroligën e basketbollit, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me dënimin e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq. “Mjer për shtetin tonë kur na dënon EULEX-i i shqiptarëve. Liri për Oliver Ivanoviqin”, shkruhej në një transparent në shkallët e hallës Pioneer gjatë ndeshjes, transmeton Klan Kosova. Një gjykatë e përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ka dënuar, të enjten, Oliver Ivanoviqin me nëntë vjet burg, për krimet e kryera në vitin 1999. Katër të mbrojturit tjerë, ish koloneli i policisë Dragoljub Delibasiq, profesori Aleksandar Lazoviq, avokati Ilija Vujaçiq dhe Nebojsa Vujaçiq janë liruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.