Fansat bëjnë homazhe para shtëpisë së George Michael (FOTO) NULL NULL 27.12.2016 19:01 27.12.2016 19:01 Fansat të cilët po mbajnë zi për vdekjen e legjendës së muzikës botërore, George Michael kanë kaluar ditën e Krishtlindjeve duke bërë homazhe dhe vendosur lule pranë shtëpisë së tij në veri të Londrës, transmeton Klan Kosova. Shkaku zyrtar i vdekjes së 53-vjeçarit nuk është bërë i ditur, por sipas deklaratës së publicistit të tij, vdekja e Michael ishte paqësore. Fansat të cilët vizituan shtëpinë e këngëtarit u përlotën teksa tufat me lule filluan të shtoheshin për nder të artistit. Në karrierën e Michael përfshihen hite si “Wake me up before you go-go”, “Freedom”, “I’m your man”, “A different corner” si dhe të mirënjohurat “Careless Whisper” dhe “Last Christmas”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024