Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë NULL NULL 22.07.2017 14:54 22.07.2017 14:54 Shtëpia e tyre në Kosuriq të Pejës tashmë është mbushur me njerëz. Menjëherë pasi të afërmit kanë marrë lajmin e kobshëm për vrasjen e dy vëllezërve Berisha, ata kanë mësyer shtëpinë e tyre në fshatin Kosuriq, njofton Klan Kosova. Klan Kosova ka intervistuar disa nga të afërmit e tyre, të cilët nuk kanë ndonjë të dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Por ata kanë treguar se edhe babai i viktimave ishte vrarë para luftës, dyshohet se për çështje pronësore. Po njëjtë për këtë çështje, dyshohet se ishin vrarë edhe dy djemtë tjerë të familjes në vitin 2006, të cilët po kërkonin gjak për babain, njofton Klan Kosova. Ndërsa sot të vrarë në një pyll në fshatin Kosuriq janë gjetur edhe dy vëllezërit tjerë. Familjarët janë duke i pritur trupat e viktimave, ndërsa me ta do të kthehet edhe nëna e tyre e cila ka shkuar në Prishtinë, për ta përcjellë procesin e obduksionit. Arsim Berisha, i vrarë sot kishte 32 vjet, ndërsa vëllau i tij Ramizi, ishte 27 vjet dhe i martuar. Ekipi i Klan Kosovës është duke qëndruar në vend të ngjarjes dhe do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarjeje. Më shumë rreth këtij rasti: Arrestohen sulmuesit e vajzës në Pejë (Video) Arrestohen sulmuesit e vajzës në Pejë (Video) Arrestohen sulmuesit e vajzës në Pejë (Video) Arrestohen sulmuesit e vajzës në Pejë (Video) klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë