16:59, 7 Dhjetor 2018

Angela Merkel ka pranuar një duartrokitje të madhe nga Kristianë-Demokratët pasi mbajti një fjalim emocional që shënoi fundin e 18-të si udhëheqëse e partisë, ku ajo tha se ishte e nderuar që u shërbeu.

Kancelarja 64 vjeçare ‘luftoi’ për t’i mposhtur lotët e saj pasi delegatët e CDU-së i dhanë asaj një duartrokitje 10 minutëshe të shoqëruar me brohoritje të “Danke Angie”, njofton Klan Kosova.

Bashkëpartiakët mbanin në duar postera me mbishkrime, “Faleminderit shef për 18 vjet udhëheqje.

Votimi për pasardhësin e Merkelit do të bëhet të premten.

Në garë janë sekretari i përgjithshëm i partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, biznesmeni milioner Friedrich Merz dhe Jens Spahn, aktualisht ministër i shëndetësisë në qeverinë e Merkelit.

Kushdo që fiton është i gatshëm të bëhet kancelar dhe të marrë përsipër rolin e Merkelit si politikan më i fuqishëm në Evropë.

Merkel në fund i kërkoi partisë që të sigurohej që ajo ishte “e motivuar dhe e bashkuar” për t’u përballur me sfidat e vështira të së ardhmes.