“Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri ne ëndërrojmë të fluturojmë lart” – shkruan Blick NULL NULL 22.06.2018 22:16 22.06.2018 22:16 "Granti Xhaka, zvicerani me rrënjë kosovare goditi Serbinë në zemër. Së pari me golin e barazimit e më pas me shqiponjën dykrenore. Gjithashtu Shaqiri festoi njëjtë golin e fitores”, shkruan Blick. Media më e madhe zvicerane Blick, i ka kushtuar ballinën dy “shqiponjave” siç i ka quajtur Granti Xhakës e Xherdan Shaiqirit, pas golave të shënuar kundër Serbisë. Xhaka e Shaqiri shënuar të dy për të kthyer rezultatin nga 0-1, kur kishte shënuar Aleksander Mitrovic, në 2-1, njofton Klan Kosova. “Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri ne ëndërrojmë të fluturojmë lart”, shkruan Blick, në titull të artikullit për ndeshjen. “Granti Xhaka, zvicerani me rrënjë kosovare goditi Serbinë në zemër. Së pari me golin e barazimit e më pas me shqiponjën dykrenore. Gjithashtu Shaqiri festoi njëjtë golin e fitores”, shkruan Blick. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë