Fakulteti i Ekonomisë në Shqipëri kërkon përgjigjen e 8 kërkesave të studentëve NULL NULL 19.12.2018 08:18 19.12.2018 08:18 Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë në Shqipëri së bashku me studentët kanë vendosur të mos paguajnë asnjë tarifë shkollimi deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre. Një tjetër vendim i marrë nga mbledhja e zhvilluar është edhe shtyrja e sezonit të provimeve, përcjell Klan Kosova. Gjithashtu, në dokument thuhet se do të bëhet transparencë për çdo veprim financuar të Fakultetit. “Dekanati i FE, gjatë mbledhjes së ditës së sotme, diskutoi dhe vendosi në lidhje me organizimin dhe ndarjen e punës për përshpejtimin e zgjidhjes dhe adresimit të problematikave për të cilat u ra dakord me studentët”, thuhet në njoftimin e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024