Fakte mbi pengmarrjen e Beslanit NULL NULL 26.08.2018 16:42 26.08.2018 16:42 Më 1 shtator të vitit 2004, rebelët çeçenë të armatosur morën nën kontroll në orën 9:00 të mëngjesit, një shkollë në Beslan të Rusisë, transmeton Klan Kosova. Besohet se rebelët morën peng rreth 1200 nxënës të shkollës dhe të rritur në ditën e parë të mësimit. Rrethimi zgjati deri më 3 shtator 2004 ku më shumë se 330 persona u vranë, dukë përfshirë 186 fëmijë, si dhe më shumë se 700 vetë u plagosën në këtë sulm, përgjegjësinë për të cilin e morri udhëheqësi çeçen Shamil Basayev. Ndërsa, marrësit e pengjeve supozohet se mbanin rripa vetëvrasës dhe bomba të cilat ishin të vendosura në sallën e basketbollit. Raportet tregojnë se 31 nga gjithsej 32 pengmarrësit u vranë, ndërkaq në mesin e militantëve thuhet se ishin dy femra. Më 18 maj 2005, hapet rasti në Gjykatë për të vetmin person të akuzuar në këtë rast, Nur-Pashi Kulayev, që është i vetmi pengmarrës i kapur i gjallë. Kulayev është shpallur fajtor për terrorizëm dhe akuza të tjera në pjesën e parë të vendimit të tij. Ai u dënua me burgim të përjetshëm më 26 maj 2006. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 8 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 12 minuta më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 13 minuta më parë