Fajon: Po i mbaj gishtat e kryqëzuar për Demarkacionin NULL NULL 20.03.2018 15:44 20.03.2018 15:44 Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se do t’i përcjellë nga afër zhvillimet në Parlamentin e Kosovës dhe me vëmendje do të përcjell gjithçka që pritet të ndodhë sot. “Nuk është e lehtë, por disa gjëra thjesht duhet bërë. Për interesin e qytetarëve të Kosovës. Do t’i përcjellë nga afër zhvillimet në Parlamentin e Kosovës dhe do të japë përkrahjen time për ta mbështetur Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Po i mbaj gishtat e kryqëzuar”, ka shkruar në Twitter Fajon. Sot, me fillim në orën 16:00 pritet të votohet pro ose kundër Demarkacionit. Demarkacioni është një nga dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë