21:58, 6 Prill 2018

Facebook do të bëjë ndryshime të mëdha në platformën e vet, tash para dëshmisë që shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Mark Zuckerberg, do ta japë në Capitol Hill javën e ardhshme.

Ata do të nisin etiketimin e të gjitha reklamave dhe artikujve politikë, duke treguar se kush ka paguar për to, dhe do ta kërkojë verifikimin e identitetit dhe lokacionit nga secili që do që të publikojë reklama apo artikuj politikë.

Ky medium social po ashtu do të fillojë t’i verifikojë njerëzit që gjenden prapa faqeve të mëdha.

“Këta hapa vetvetiu nuk do t’i ndalojnë të gjithë njerëzit që të luajnë me sistemin. Por do të jetë shumë më vështirë për secilin që ta bëjë atë që e bëri Rusia gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, dhe që të përdorë faqe dhe llogari të rreme për reklama”, tha Zuckerberg në një postim në Facebook, pasi që njoftoi për ndryshime.