Facebook nuk do t’ju lejojë më të postoni pornografi NULL NULL 05.04.2017 18:31 05.04.2017 18:31 Facebook po merr masa kundër përhapjes së “pornografisë hakmarrëse” në platformën e tyre. Ky rrjet social po e bën të pamundur që të ripostohen apo shpërndahen fotografi intime të njerëzve që mendohet se janë ngarkuar pa lejen e tyre, posa të që këto imazhe të identifikohen, meqë rast do të fshihen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Kjo masë po merret në Facebook, Messenger dhe Instagram por jo edhe në Ëhatsapp, duke e ditur se Facebook ka në pronësi këto aplikacione. “Ështën jë hap i madh para”, tha Laura Higgins, themeluese e Linjës së Ndihmës për Pornografi Hakmarrëse në Britani të Madhe. Facebook nuk do ta kërkojë pornografinë hakmarrëse vetvetiu, por do të mbështetet në përdoruesit që do t’i raportojnë këto përmbajtje përmes opsionit Raporto. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.