14:58, 6 Nëntor 2018

Rrjeti i madh social, Facebook ka mbyllur disa faqe në këtë rrjet, por edhe disa llogari në Instagram në prag të zgjedhjeve në SHBA, transmeton Klan Kosova.

Kompania ka thënë në një njoftim se së fundmi autoritetet kanë zbuluar se disa faqe mund të kenë aktivitete të caktuara dhe ka fshirë 30 llogari në Facebook e 85 në Instagram.

Nathaniel Gleicher, shefi për siguri kibernetike i kompanisë, ka thënë se sapo të merret vesh përfundimisht se kush qëndron prapa këtyre llogarive, do të dilet me njoftim të ri.